Nata e dytë e Prishtinës në karantinë, rrugët bosh
Sonte është nata e dytë e kryeqytetit në karantinë, pas masave të reja anti Covid-19.
Siç duket nga fotografitë e realizuara, rrugët e Prishtinës janë bosh, pa kalimtarë dhe makina, raporton “Epoka e re”.
Përveç Prishtinës, në karantinë kanë hyrë edhe disa qytete të tjera.
Ndërkaq sonte ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia në një konferencë për media me trupin qeveritar anti Covid-19, ka njoftuar se që nga data 15 prill në orën 06:00, qytetarët e Kosovës do të lejohen të dalin nga shtëpitë vetëm për 1 orë e gjysmë në ditë – gjatë orarit të përcaktuar në bazë të numrit të parafundit të numrit personal, dhe atë vetëm për nevoja thelbësore.
Nga data 8 shkurt deri më sot janë testuar gjithsej 3.256 mostra të dyshimta me Covid-19 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë 362 me 8 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Shikojini fotografitë:
/Epoka e re/