Nata e gjashtë e Prishtinës në karantinë

17 prill 2020 | 23:19

Prishtina këtë të premte ka hyrë në natën e gjashtë të saj në karantinë për t’u mbrojtur nga pandemia Covid-19.

Edhe sonte si netët paraprake rrugët e kryeqytetit ishin të qeta, pa zhurmë të veturave dhe pa lëvizje të qytetarëve, raporton “Epoka e re”.

Shqetësuese edhe sonte ishte lajmi se po vazhdon numri i të infektuarve me Covid-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë konfirmoi edhe për 31 raste të reja me koronavirus, ndërkaq u konfirmua edhe për pesë të shëruar.

Kosova po vazhdon duke respektuar masat e reja që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19.

Bazuar në këto masa, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë, me qëllim furnizimi.

Orari i daljes është i organizuar në shtatë grupe, nga ora 7:00 deri në orën 22:30, dhe përcaktohet nga numri i parafundit personal në letërnjoftim.

Këto masa do të vlejnë deri më 4 maj, por sipas Ministrisë së Shëndetësisë do të shqyrtohen në varësi të rezultateve, jo më vonë se data 30 prill.

Deri më tani në Kosovë është raportuar për 480 persona të infektuar me sëmundjen Covid-19. Në mesin e tyre, 84 pacientë janë shëruar, ndërsa 12 të tjerë kanë vdekur.

Më poshtë keni fotografitë e realizuara në Prishtinë rreth orës 23:00 nga ekipi i “Epokës së re”:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë e Kosovës ka njoftuar për ndryshimin dhe…