Nata e Kristalt- Kristallnacht 1939
Mehmet Prishtina
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup me punë dhe hulumtime shkencore po e tejkalon nivelin e akademisë së shkencave për të mos thënë me punën e tyre akademike. Ky institut është shëndrruar në pararendës dhe udhërrëfyes të shtigjeve të cilat populli shqiptar duhet t’i ndjek për të përfaqësuar kulturën, traditën dhe identitetin kombëtar shqiptar.
Toleranca ndëretnike dhe ajo ndërfetare është burimi i energjisë së këtij instituti në përgjithësi dhe vizioni i Dr.Skender Asanit dhe stafit e tij akademik në veçanti. Ata me punën e tyre arritën që në kuadër të institutit të shkqiptarëve, më 11 Mars 2019 të hapin katedrën e Holokaustit. Sot me rastin e 81 vjetorin të “Natës së Kristalt”, është organizuar ekspozita “Rrugës së të drejtëve”. Mysafirë special në ambientet e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, sot në ora 19.00 do të jetë Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, SHTZ. Stevo Pendarovski, por enkas nga Izraeli për këtë eveniment do të vijnë edhe disa përfaqësues të familjeve të mbijetuara të Holokaustit, si znj.Dr..Shelli Drumer, nga Univerzitetit Barillan i Izraelit, si dhe kori diplomatik i akredituar në Shkup, ambasadori amerikan, gjerman, britanik, francez, italian etj.
Sot ne po shenojmë 9 Nëntorin, famëkeq të historisë hebreje, duke promovuar një projekt përmbajtësor, për të kaluarën dhe të ardhmen tonë të përbashkët. Për të shënuar këtë ditë, një grup hulumtuesish kryesisht nga Shkupi, vendosën që të prezantojnë në ambientet e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve ekspozitën dhe librin dokumentar me temën “Rrugëtimi”.
Në historinë e njerëzimit ndodhin ngjarje që lanë gjurmë në mbamendjen e popujve. Lufta e Dytë Botërore është njëra ndër ngjarjet tragjike për njerëzimin. Ana e errët e çdo lufte janë viktimat. Emblemë turpi i asaj lufte dhe civilizimeve botërore do mbetet Holokausti, që përfundoi me eliminimin fizik të mbi gjashtë milionë hebrenjve. Gjatë asaj përiudhe, një numër i madh i hebrenjve nga Evropa, braktisën vendbanimet e tyre dhe u arratisën në Shqipëri.
Ekzodi dhe shfarosja më e egër e popullit hebre ndodhi pas pushtimit fashist të Ballkanit. Kjo ishte dhe një nga arsyet kryesore që hebrenjtë braktisën Ballkanin, veçanërisht territoret që identifikohen si ish-Jugosllavia, Greqia dhe pjesët e pushtuara nga Bullgaria (pjesa e sotme të Maqedonisë), për shkak të ndjekjes që u bëhej nga vetë këta popuj si aleat të fashizmit. Kështu që migrimi i mijëra hebrenjve nga Evropa drejtë Shqipërisë, për t’i shpëtuar gjenocidit fashist, bëri që harta e ngulimeve hebreje të tkurrej gjithandej, ndërsa në Shqipëri kjo prezencë të rritej.
Bartja e hebrenjve ng Manastiri, Shkupi, Kosova, Tetova, Struga, Dibra për në territorin e Shqipërisë së sotme, ishte mundësuar edhe me ndihmën e autoriteteve lokale shqiptare në Kosovë dhe qytetet e lartpërmendura, duke i pajisur me dokumente identifikimi, me të cilat pastaj kanë kaluar kufirin dhe i kanë shpëtuar rrezikut.
Shembuj të tillë si referencë janë zyrtarët e Bashkisë së Ferizajt, të cilët paisnin me dokumenta identiteti shqiptarë, duke ju mundësuar kështu të kalonin në Shqipëri;
Prefekti i Elbasanit, Tafil Boletini, i cili sistemimoi popullatën hebreje, e cila në rrugë ilegale kishte arritur në këtë prefekturë. Me urdhër të tij u ishte mundësuar që të pajisen me dokumente identifikimi, duke u siguruar edhe nënshtetësinë shqiptare.
Nëpër këto dokumente përshkruhen ngjarjet dramatike të Luftës së Dytë Botërore, me theks të veçantë të territorit të qyteteve të Shkupit, Tetovës dhe Manastirit, prej ku u mblodhën gjithsej 7.144 hebrenj, apo 98% e popullatës së përgjithshme hebreje nga Maqedonia e sotme, dhe gjatë datave 22, 25 dhe 29 mars 1943, u deportuan në kampet e përqendrimit në Treblinka të Polonisë, për të mos u kthyer kurrë.
“Pas pushtimit gjerman më 1943, popullsia shqiptare, me një akt të jashtëzakonshëm, nuk pranoi të pajtohet me urdhrat për të dorëzuar hebrenjtë, të cilët jetonin brenda kufijve të vendit”, thuhet në faqen zyrtare të Qendrës Përkujtimore të Holokaustit “Yad Vashem” në Jerusalem. Por, sipas disa dokumenteve që po i prezantojmë në këtë libër, që datojnë nga viti 1944, institucionet qeveritare shqiptare vazhduan që të vihen në mbrojtje shtetasve shqiptarë me përkatësi hebreje, duke i kundërshtuar kështu vendimet e autoriteteve fashiste.
Në pjesën e dytë të librit, nëpërmjet disa intervistave të protagonistëve të atyre ngjarjeve, paraqiten dëshmitë e tyre të gjalla, se si kaluan gjatë rrugëtimit drejtë “Tokës së premtuar” dhe të mbijetesës e të shpëtimit, në Shqipëri, dhe përkujdesjen ndaj tyre sipas kodit tradicional që janë institute në vetë të popullit shqiptar “Besa e dhënë”, “Sofra e shtruar” dhe “shtëpia është e mikut”, të cilat nuk ishin vetëm akte tradicionale popullore, por mbështetëshin institucionalisht dhe me ligjet e vendit dhe Kanun, apo kodin e së drejtës zokonore, që sanksiononte këto vlera nacionale, për t’iu dalë në mbrojtjen mikut dhe njerëzve në nevojë e në kohë e situata të vështira. Kështu, edhe pas shtatë dekadave, ngjarjet e tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore mbeten ende të freskëta, nëpërmjet të mbijetuarve të shumtë të cilët na i kanë përcjell historitë e tyre që dëshmojnë për rolin që luajtëm si popull shqiptarët në mbrojtjen e popullit hebre.
Madje, sikurse edhe shumë rrëfime, është edhe ai i zonjës Johanna Neumann, që botohet për herë të parë. Ajo ndërroi jetë disa muaj më parë në SHBA, duke lënë pas kujtime të paharruara që i shërbejnë jo vetëm se të kaluarës, por edhe të ardhmes dhe ruajtjes së urave të miqësisë dhe vëllazërimit të popujve tanë.
Për realizimin e këtij projekti, nga bashkëautorët janë bërë hulumtime në Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë, në Arkivin e Qytetit të Shkupit; në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë, në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë në Tiranë, si dhe janë hulumtuar kronikat e Kuvendit – Kishës së Letnicës në Viti të Kosovës. Po ashtu është shfrytëzuar një intervistë me të mbijetuarin e Holokaustit, Shaul Gattenyo.
Nëpërmjet kësaj ekspozite, janë pasqyruar ngjarjet, dëshmitë, fotografitë, dokumentet dhe materialet arkivore të Kosovës, Maqedonisë së veriut dhe Shqipërisë, të rikujtojmë se sa e rëndësishme është paqja dhe sa e rëndësishme është jeta e njeriut. Fatkeqësia që e goditi njerëzimin me theks popullin hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore, përveç plagëve që ende sherohen, ajo shërben edhe si mësim se cilli është rreziku nga ideologjitë që me kohë eskalojnë në politika të dhunës gjenocidiale dhe për më keq në doktrina terroriste veprimi dhe në fundë kthehen në viktima të vet mekanizmave që kan ndërtuar.
Pakujdesia është armiku më i madh i historisë. Duke mos qenë të kujdesshëm, ne me indiferencën tonë i ndihmojmë dhunës, terrorit dhe vrasjeve me një fjalë së keqës për njerëzimin dhe paqen në botë.
Ketu dua të bëjë dy citime të dy ambasadorëve të nderuar të Shteteve të Bashkuar të Amerikës. Sipas dokumentave të Yedi Vashem, Ambasadori amerikan në Shqipëri në vitin 1934, z. Herman Bernstain kishte deklaruar: “ Nuk ka gjurmë të diskriminimit të hebrenjve në Shqipëri. Shqipëria del të jetë një ndër trevat e rrala në Evropë ku diskriminimi fetar nuk ekziston edhe pse vetë shqiptarët u takojn tri konfesioneve të ndryshme fetare.”
Kurse, Ambasadori tjetër i SHBA-ve i cili shërbeu në Shqipëri gjatë viteve 2007-2010 John L. Withers, pati deklaruar : “Si do të ishte sot bota nëse të gjithë ishin sjellë me hebrenjët sikur shqiptarët?”
Kjo thënie e Ambasadorit Withers, do t’i shkonte shumë edhe situatave, krimeve kundër njerëzimit dhe tentimit të shfarosjes së popujve ne ballkan. Si do të ishte rajoni i Ballkanit nëse një lider i Serbisë do të vinte në Prishtinë dhe do të përsërite aktin madhor e human që e pati bërë Lideri gjerman Willi Brandt me rastin e vizitës së tij të parë në Izrael, kur u ulë në gjunjë dhe kërkoi falje për Holokaustin.
Politikat e këqija, urrejtëse ndaj popujve tjerë, gjithmonë kanë sjellë vrasje dhe shkatërrim masiv, prandaj njerëzit vullnetmirë e paqëdashës nuk duhet të pushojnë asnjëherë, të punojnë pa u ndalur në ruajtjen e paqes dhe pajtimit mes popujve.