Nata e parë e Festivalit në Prespë nisë me shfaqjen nga Parisi

08 korrik 2022 | 22:58

Nga Agron Gërguri

Festivali internacional “Aktori i Evropes” po mbahet në Resnjë të MV.

Mbrëmë u prezantua Teatri “Efemerid” Paris, Francë

Me performancën “Përjetësia poetike” Bodler dhe Ygo.

Regjisor: Patrik Vershueren.

Shfaqje muzikore “Përjetësia poetike” ndërtuar mbi krijimtarinë e Ygos dhe Bodlerit poezitë e të cilëve u kënduan e recituan duke krijuar nje ambient te ndjeshëm poetik për audiencen.

Një shfaqje jo konvencionale me ndërtim dramaturgjik bazuar në veprime foljore,  emocion te brendshem që zienë brenda secilës poezi te Bodlerit dhe Ygos shoqëruar me tingujë të pianos dhe kitares ne interpretim korrekt të aktores Karin Helbert dhe aktorit e regjisorit Patrik Vershueren.

Bodler i njohur me “ Lulet e së keqes” me shprehje shpesh herë eksplicite por i pranuar si pionier i poezisë simbolike dhe moderniste tingëllonte përshpirtshëm duke kapur  dimensionet ndjesore te poezisë së Bodlerit dhe shprehjen romantike të Ygosë me “Të mjerët”.

Në përgjithësi paraqitja e francezëve në kuadër të kësaj forme teatrore ishte freski poetike e festivalit ndërkombëtar “Aktori i europes” që po mbahet për të 10 – tën herë nê Resnje te Maqedonisë Veriore, siç u shpreh edhe drejtuesi i festivalit Jordan Plevnes  një personaliteti i shquar shkrimtar, dramaturg , disa vite ambasador i MV në Francë, romani i të cilit  “Çudia e 8 e botes” është i përkthyer edhe ne gjuhën shqipe nga ShB “Armagedoni”.

Poashru sonte në orën 21:00 është dhënë shfaqja “Kater epoletat” e Haqif Mulliqit, në interpretim të: Ismet Azemit, Basri Lushtakut dhe Adem Zhitopotokut.

Produksion i Teatrit Muharrem Qena, Mitrovicë

8 korrik 2022

Prespë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vrasjes së ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, ka reaguar…