Natasha Kandiq kërkon lirimin e policëve të rrëmbyer
15 qershor 2023
| 08:31
Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka reaguar pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga Serbia.
Në një shkrim në “Twitter”, zonja Kandiq ka shkruar se Serbia duhet t’i kthejë policët kosovarë në Kosovë.
Ajo ka përmendur edhe tre vëllezërit Bytyqi, ish-ushtarë të UÇK-së, të cilët u kidnapuan teksa kalonin përmes Serbisë, më pastaj u vranë nga Policia e Serbisë pas përfundimit të luftës në Kosovës.
“MUP t’i kthejë policët kosovarë në Kosovë, me besimin se nuk e dinin se kishin kaluar kufirin dhe në shenjë kujtimi të fatit të vëllezërve Bytyqi, të cilët kaluan kufirin duke ndihmuar romët për të kaluar në Serbi dhe kurrë më nuk u panë të gjallë” ka shkruar Kandiq në “Twitter”.