Natë e fatit të bardhë!
Kujtime nga Jakup Nura
Ishte pranverë e vitit 1992 dhe pas mesnatës merr ndërrimin e rojës Fahriu, i cili bënte roje me shumë kujdes, diku rreth orës dy të mëngjesit Ai dëgjon tri të shtëna duke parë edhe shëndritjen e skuqur të qiellit nga plumbat ndriçues dhe në at moment Ai vjen shpejt te dritarja e odës, më thërret qe te dalë jashtë, e marr automatikun dhe shpejtë e shpejtë dal tek Ai, pa humbur kohë nisi të më tregoi se disa të shtëna u dëgjuan dhe plumbat ndriçues u panë në qiell në drejtimin e rrugës qe vinte nga Skenderaji drejt stacionit të Dashecit!
Duke biseduar me të për 15 minuta se çka mund të ishte ajo, kur sërish u dëgjuan tri të shtëna me plumba ndriçues të kuq, pas pak edhe një e shtënë nga ana lindore në drejtim të rrugës për Vushtrri. Atëher u alarmova pasi që nga ana e Vushtrrisë ishte terreni me bjeshkë bukur të larta dhe radiolidhjet mund të mosfunksinojnë, ndaj edhe mendova se e paskan lënë që përmes krismave dhe sinjaleve të kordinohen për rrethimin e shtëpisë time, i them që t’i zgjoj nga gjumi vëllezërit e mi, kushëririn Ademin dhe dajën Fatmirin me të cilët kishim nejtur duke biseduar deri vonë.
Pa vonesë të gjithë ata u grumbulluan rreth meje dhe j’u tregoj për situatën j’u dhanë edhe udhëzimet për vijën mbrojtëse në dy drejtime sipas rrugëve, njërën vijë te rruga që vjen në drejtim të hyrjes në oborr dhe tjetrën vijë në rrugën që shkonte për Qirez nga ku mund te hynin prej pjesës së poshtme të shtëpisë, i’u them që i pari do të shtije unë, pastaj ju varësisht nga situata!
U ndamë në dy grupe, Unë, Ruzhdiu, Fahriu dhe Fatmir Istogu u pozicioniuam diku 100 metra para shtëpisë në vargun malit, ndërsa vet u vendosa buzë rrugës që vinte tek hyrja e oborrit, Ruzhdiun e kisha në krah të majtë, pas tij Fatmiri dhe Fahriu me automatikun anglez, kurse ne drejtimin e Rruges per ne Qirez ishte Adem dhe Sami Nura dhe ashtu duke pritur u dëgjuan hapat e ecjes në rrugën me zhavor si dhe shushurimat e para u drejtuan kah pozicioni ku isha vendosur unë, fillova t’i dëgjoj edhe zërat “që më dukej se flisnin serbisht”, kur u afruan diku në 20 metra distancë u vërejtën që janë të radhitur dy nga dy, dhe ashtu në gjendje gatishmërie vetëm prisja momentin me i’a ngrehur këmbzën, kur papritmas u degjuan fjalët e Hamzës me një ton më të ngritur “Liri Demokraci, Sallamadi” atëherë me za të ulur e me qetësi i’u kam thënë: “O mirëserdhët o burra e shyqyr që na shpëtoj Zoti”! Jemi dalë nga mali dhe i’a kam vendosur dorën mbi krah por me folë skam mujt pasi qe gjuha më ishtë idhtuar sikur të kisha hudhur helm në të.
Të parët ishin Hamza në krahun e djatht ishte Samiu, pas tyre Ademi e Fadil Kodra, Ilazi dhe Rafeti, dhe në fund Sahit Jasharin dhe Besim Rama.
Pasi u qetsuam, si me shaka po më thot vëllau Ruzhdiu, “të lumtë që je kanë i durueshëm, se kujtova qe t’u blloku arma ose ja ke mbathur”.