Natë e frikshme, Kiev i “vdekur”, nis shtetrrethimi

24 shkurt 2022 | 23:56

Errësira ka rënë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ku mbizotëron qetësia.

Kjo mbrëmje është në kontrast të plotë ditën, ku janë shënuar të shpërthime të njëpasnjëshme dhe alarme të papritura të sulmeve ajrore.

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko shpalli shtetrrethimin nga ora 22:00 deri në orën 7 të mëngjesit me orën lokale, duke i lënë rrugët të shkreta dhe shumë ndërtesa plotësisht të errëta.

Sistemi i transportit publik të qytetit është mbyllur gjithashtu gjatë natës, megjithëse të gjitha stacionet e metrosë mbeten të hapura dhe mund të përdoren si strehimore emergjente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHBA-ja dëbon diplomatin nr. 2 në ambasadën ruse në Uashington.…