Natë e zezë për Kosovën, pas Podujevës dyshohet edhe për dy të vdekur tjerë në një aksident në Pejë

16 shtator 2023 | 22:59

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Ozdrim të Pejës, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona, ndërsa ka mbetur i lënduar një tjetër.

Sinjali mëson se viktimat ishin këmbësorë të cilët dyshohet se janë goditur nga vetura.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe personi i lënduar është dërguar me urgjencë në spital.

Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit ende s’kanë dhënë detaje.

Kujtojmë që nata e sotme ishte e kobshme për vendin tonë, pasi vetëm pak më parë Sinjali raportoi edhe për dy aksidente tjera tragjike, ku kanë mbetur të vdekur tre persona dhe janë lënduar dy të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë vdekur pasi nuk kanë arritur t’i mbijetojnë…