NATO bën thirrje për përparim urgjent drejt normalizimin të raporteve Kosovë-Serbi
Zëvendëssekretari i NATO-s, Mircea Geoana është shprehur mirënjohës për progresin e Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Geoana, me anë të një postimi në “Twitter”, ka mbështetur punën e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, teksa ka thënë se bëjnë thirrje për progres të mëtejshëm.
“Angazhim i duhur i përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak. Mirëpresim hapat e mëtejshëm të Beogradit dhe Prishtinës në rrugën drejt normalizimit. Kërkojmë përparim urgjent të mëtejshëm”.
“NATO mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet misionit të KFOR-it”, ka shkruar Geoana.
Good call with EU Special Rep @MiroslavLajcak. We welcome Belgrade & Pristina’s further steps on the path to normalisation, and urge further progress. #NATO remains strongly committed to peace & stability in the Western Balkans, including through @NATO_KFOR.
— Mircea Geoana (@Mircea_Geoana) March 1, 2023