NATO BOMBARDOI SERBINË GJATË LUFTËS SË UÇK-së
Ismet Sylejmani
Popull shqiptar në Maqedoni!
Motra dhe vëllezër!
Zonja dhe zotrinjë!
Më 30 shtator 2018, vendoset për të ardhmen e brezave të popullit shqiptar në Maqedoni!
Për herë të parë në histori, populli e kombi ynë në këtë shtet, ka rastin dhe shansin të tregojë e të dëshmojë para zotit dhe para tokës e qiellit, para hënës dhe diellit shqiptar, para historisë së lavdishme e të bujshme me luftëra e beteja legjendare dhe asaj tragjike me plot dhimbje e vuajtje që janë shkaktuar nga armiqt dhe pushtuesit e ndryshëm!
Më 30 shtator 2018, duke ia dhënë votën shqiptare NATO-s dhe BE-së, më këtë votë nderojmë varret e të parëve tanë, të cilët u vranë dhe u masakruan, u rrahën dhe u torturuan, u burgosën dhe u denuan me vite e shekuj burgje pushtuese jugosllave, që u shpërngulen me dhune e terror të organizuar shtetëror dhe vdiqën në dhe e në toka të huaja!
Me votën shqiptare që do t’i bashkohet me PO hyrjes së Maqedonisë në NATO e në BE, nderojmë dhe bëjmë realitet ëndrrën shqiptare të të gjithë brezave për integrimin e popullit shqiptar me Europen dhe me Ameriken!
Po-ja masive e popullit shqiptar për për hyrjen e Maqedonisë në NATO e BE, nderon udhëheqësin e popullit shqiptar Ali Ahmeti, i cili si asnjë tjetër, e sikur të mëdhenjtë e kombit, ishte besniku i madh i palekundur e i paperkulur si vargmalet panënshtruara të Atdheut!
NATO është e dashur dhe e shtrenjtë për kombin shqiptar, pasi avionët dhe artileria e saj moderne ka bombarduar Beogradin dhe Serbinë, ushtrinë dhe policinë kriminale e gjakpirëse serbe, që terrorizonte dhe vriste pamëshirshëm popullin shqiptar!
Po-ja për hyrje në NATO e për në BE, është nderim për gjakun e derdhur për liri të heronjëve dhe dëshmorëve shqiptarë, është nderim për barazi njerëzore e kombëtare, politike e ushtarake, gjuhësore e shkencore , shëndetësore e sportive dhe për siguri nacionale dhe të drejta ndërkombëtare të Maqedonisë të pas luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!
Po vijnë ditë plot dritë për ty populli shqiptar!
Po-ja për në NATO dhe BE, hapë horizonte e perspektiva të mëdha e të reja euroatlantike!
Me këtë akt pro SHBA-së, Berlinit, Londrës, Parisit e Romës, të cilat komandojnë me NATO-n dhe udhëheqin me Europen, populli shqiptar në Maqedoni, kurrë sdo të ketë më pengesa e padrejtësi, por do të marrshojë pa ndalur, e do të hedhë hapin bashkë me popujt e qytetëruar e modern të aleancës e konceptit euroatlantik!
Aeroplanet bombardues të NATO-s ishin aviacioni pro shqiptarë gjatë luftës së UÇK-së!
Rroftë NATO që bombardoi pushtuesin shekullorë të popullit shqiptar Serbinë!
Jetë të gjatë e të lumtur, të barabartë e moderne të popullit shqiptar në Maqedoninë në NATO dhe në BE!
Prishtinë, 29.09.2018!