NATO dakordohet të shtojë forcat ushtarake në pjesën lindore të Aleancës

24 shkurt 2022 | 12:36

Pas zhvillimeve të fundit në kuadër të Ukrainës dhe Rusisë, të dërguari te NATO-s kanë rënë dakord të forcojnë forcat ajrore, tokësore dhe detare në krahun e saj lindor pranë Ukrainës dhe Rusisë.

NATO ka rënë dakord të enjten që të forcojë forcat e saj tokësore, detare dhe ajrore në krahun e saj lindor, pasi presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi një ofensivë ushtarake në Ukrainë.

“Ne po vendosim forca shtesë mbrojtëse tokësore dhe ajrore në pjesën lindore të aleancës, si dhe mjete shtesë detare”, thanë anëtarët e NATO-s në një deklaratë të bërë pas bisedimeve urgjente.

“Ne kemi rritur gatishmërinë e forcave tona për t’i u përgjigjur të gjitha rasteve të paparashikuara”, thuhet tutje në deklaratë.

Ndërsa disa nga 30 vendet anëtare të NATO-së po furnizojnë Ukrainën me armë, municion dhe pajisje të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka konfirmuar të…