‘NATO do të dalë me raport përfundimtar’, Konjufca: Edhe ShBA-ja e Gjermania po bëjnë hetime për Banjskën

25 tetor 2023 | 13:12

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se aleanca ushtarake perëndimore, NATO “do të dalë me një raport përfundimtar” për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku ka mbetur i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Konjufca ka thënë se hetime për rastin po bëjnë edhe EULEX-i, ShBA-ja dhe Gjermania.

“Ende hetimet nuk kanë përfunduar. Dhe secili shtet anëtar i BE-së dhe i NATO-s është duke i bërë hetimet e tyre edhe nacionale. Pra, Republika e Kosovës do ta ketë një hetim përfundimtar, NATO-ja do të dalë me një raport përfundimtar, EULEX-i, misioni i Bashkimit Evropian del me raportin e vetë të pavarur, shtetet nacionale, secili është duke i bërë hetimet e veta. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania me institucionet e tyre që i kanë në Kosovë, secili edhe në baza nacionale është duke i bërë hetimet e veta”, ka thënë Konjufca për “T7”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka thënë për “T7” se nuk e…