NATO do të vazhdojë angazhimin për avancimin e FSK-së
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, se bashku me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari, kanë pritur sot në takim Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Gjeneral brigade Jorg Ruter.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky ekip do të vazhdojë angazhimin për avancimin e FSK-së.
Postimi i plotë i Mehajt:
Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s do të vazhdojë angazhimin për avancimin e FSK-së
Sot së bashku me gjeneral Jasharin, pritëm në takim Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Gjeneral brigade Jörg Rüter.
Me këtë rast, shpreha edhe njëherë mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për rolin dhe angazhimin e NALT-it në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
Nga ana e tij, gjeneral Jashari, theksoi rëndësinë e madhe të bashkëpunimit të ngushtë me NALT-in edhe gjatë detyrës së tij paraprake si Inspektor Gjeneral i FSK-së, duke shprehur besimin se ky bashkëpunim me gjeneral Rüter do të thellohet edhe më shumë në cilësi të Komandantit të FSK-së.
Gjeneral Rüter, me këtë rast, uroi Gjeneral Jasharin për detyrën e re, duke besuar se, sikur nga pozita e mëhershme, bashkëpunimi dhe angazhimi i përbashkët, do të vazhdojë, edhe nga pozitat e reja, në funksion të zhvillimit dhe avancimit të FSK-së.