NATO është shumë e fortë, por ne nuk anëtarësohemi kurrë
26 mars 2022
| 20:30
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha sot gjatë një tubimi parazgjedhor në Uzhicë se Serbia nuk duhet të bëhet kurrë anëtare e NATO-s sepse kjo aleancë ua vrau fëmijët.
Sipas tij, duhen mbajtur marrëdhënie me aleancat e mëdha, por nuk duhet bashkim me NATO-n. Pasi vendi është i fortë mjaftueshëm për tu mbrojtur.
“Disa thonë “kurrë mos i thuaj kurrë NATO-s”, dhe përgjigja ime është se duhet të kemi marrëdhënie të mira me ta sepse janë shumë të mëdhenj dhe të fortë, por nuk duhet të anëtarësohemi kurrë në NATO sepse nuk duhet të harrojmë të gjithë fëmijët që ata vranë dhe ne duhet të jemi mjaft të fortë për të mbrojtur qiellin dhe vendin tonë” ka thënë ndër tjera presidenti serb Aleksander Vuçiq.