NATO: Hapësira ajrore e Kosovës mbetet e hapur edhe për aeroplanët rusë
07 mars 2022
| 16:27
Hapësira ajrore e Kosovës mbetet e hapur edhe për aerolanët rusë.
Kështu ka thënë në një përgjigje për “Klankosova.tv” një zyrtar i NATO-s.
“Hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur. Komandanti i KFOR-it ruan autoritetin parësor për përdorimin e hapësirës ajrore mbi Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së për të siguruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, është thënë në përgjigjen e zyrtarit të NATO-s.
Kërkesën për ta mbyllur hapësirën ajrore për aeroplanët nga Rusia e bëri të hënën ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.