NATO-ja dënon sulmin kibernetik të Iranit në Shqipëri
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka dënuar sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë.
Përmes një postimi në “Twitter”, Stoltenberg shprehet se NATO-ja është e përkushtuar të vazhdojë të rrisë sigurinë për të penguar dhe mbrojtur kundër kërcënimeve kibernetike.
“Dënoj fuqishëm sulmin e fundit kibernetik ndaj Shqipërisë, të cilin Tirana dhe aleatët e tjerë ia atribuojnë Iranit. NATO dhe ekspertët e Aleatëve po ofrojnë mbështetje. NATO-ja është e përkushtuar të vazhdojë të rrisë sigurinë për të penguar dhe mbrojtur kundër kërcënimeve kibernetike”, ka shkruar Stoltenberg.
I strongly condemn the recent cyber attack on #Albania, which Tirana & other Allies have attributed to Iran. #NATO & Allied experts are providing support. NATO is committed to continue raising our guard: to deter, defend against & counter cyber threats. https://t.co/JoH2cEqNzp
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) September 8, 2022