NATO-ja konfirmon se Irani qëndron prapa sulmit kibernetik në Shqipëri
Aleanca ushtarake e NATO-s ka konfirmuar se prapa sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë, qëndron Republika Islamike e Iranit.
Më 8 shtator, përmes një deklarate, NATO-ja dënoi fuqishëm sulmin kibernetik të korrikut, duke thënë se sulme të tilla kanë për synim të krijojnë destabilitet dhe të dëmtojnë sigurinë e aleatëve të NATO-s.
“NATO dhe aleatët mbështesin Shqipërinë në forcimin e aftësive mbrojtëse kibernetike që t’i bëjë ballë dhe të kundërpërgjigjet ndaj veprimeve të tilla dashakeqe në të ardhmen”, u tha në njoftimin e NATO-s.
Aleanca ushtarake tha se aktorët malinj dëshirojnë të dëmtojnë infrastrukturën kritike, të ndërhyjnë në shërbimet qeveritare të anëtarëve dhe të marrin informacione të inteligjencës dhe të pengojnë aktivitetet ushtarake të anëtarëve të NATO-s.
Ky njoftim i NATO-s vjen teksa të enjten diplomatët iranianë të enjten braktisën ndërtesën e Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit dhe u nisën për në aeroportin kryesor shqiptar të Rinasit, pas urdhrit të Qeverisë shqiptare që ta lëshojnë Shqipërinë për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve.