NATO: Ja kur do të merremi me kufijtë Kosovë – Serbi

10 tetor 2018 | 00:03

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg, ka folur për qëndrimin e kësaj aleance ndaj lëvizjes së mundshme kufijve Kosovë – Serbi.

Ai ka thënë se NATO-ja do të merrej me kufijtë vetëm nëse këto dy vende do të bënin ndonjë lëvizje. “E kemi parë çfarë thonë anëtarët e ndryshëm, e porosia e rëndësishme nga NATO -ja është se ne mbështesim dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që është mënyra e vetme për të zgjidhur problemet”, ka thënë ai për televizionin publik të Serbisë.

Sipas tij,  NATO-ja e ka ndihmuar vendosjen e dialogut, që tani zhvillohet nën mandatin e Bashkimit Evropian.  “NATO-ja dhe BE-ja nuk mund t’i zgjidhim problemet, por mund të ndihmojmë”, është shprehur Stoltenberg. Nëse do të ketë ndonjë lëvizje në lidhje me kufijtë, ne do të merremi me këtë”, ka deklaruar ai.

I pyetur se a e sheh këtë si mundësi, ai është përgjigjur: “Nuk dua të spekuloj. Por besoj se ky dialog ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të zhvillohet, dhe pastaj do të merremi me rezultatet e atij dialogu”, ka thënë Stoltenberg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndikimi i Rusisë në Evropë është në rritje, dhe megjithëse…