
NATO-ja mbështet përpjekjet amerikane për paqen në Afganistan
03 shtator 2019
| 17:34
NATO-ja mbështet plotësisht përpjekjet e ShBA-së, për të arritur një marrëveshje paqeje me talibanët, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.
“Diskutim i shkëlqyeshëm me sekretarin Pompeo, mbi çështjet aktuale të sigurisë. NATO-ja mbështet plotësisht përpjekjet për të arritur paqen në Afganistan. Unë dënoj sulmet e fundit të tmerrshme dhe NATO-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur forcat afgane”, ka shkruar Stoltenbergu në llogarinë e vet në “Twitter”.
Takimi Stoltenberg-Pompeo është bërë në kohën kur Shtetet e Bashkuara synojnë që përmes një marrëveshjeje me talibanët, t’i japin fund luftës 18 vjeçare në Afganistan.