NATO-ja ngriti katër aeroplanë në ajër: Një fluturake ruse dyshohet se shkeli hapësirën ajrore rumune

27 shtator 2024 | 14:30

Katër aeroplanë luftarakë të NATO-s është ngritur të premten në ajër si përgjigje të një sulmi me dronë rus në Ukrainë.

Sulmi rus ka goditur objektivat civile dhe infrastrukturën portuale pranë kufirit me Rumaninë në orët e para të mëngjesit të së premtes, sipas gazetës lokale të lajmeve “Agerpres”.

Një nga dronët mund të ketë kaluar në hapësirën ajrore rumune për një periudhë prej më pak se tre minutash, rreth orës 3 të mëngjesit, transmeton “Telegrafi”.

Ministria rumune e Mbrojtjes, ka thënë se katër aeroplanë luftarakë janë vendosur në përgjigje të sulmit.

Këtu janë përfshirë dy aeroplanë “F-16” nga forcat Ajrore rumune, të cilët janë ngritur rreth orës 1:52 të mëngjesit, dhe dy aeroplanë “F-18” nga Forcat Ajrore spanjolle, të cilët janë ngritur rreth orës 3:22 të mëngjesit.

Të katër aeroplanët janë kthyer në bazat e tyre rreth orës 4 të mëngjesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë është konfirmuar lajmi se Shqipërisë dhe Serbisë iu dha…