NATO-ja ul në gjysmështizë flamujt e Shqipërisë dhe Francës
Në selinë qendrore të NATO-së, flamuri i Shqipërisë është ulur në gjysmështizë pas tragjedisë së ndodhur sot si pasojë e një serie tërmetesh që kanë lënë të vdekur 17 persona dhe qindra të tjerë të lënduar që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Ndërkohë kërkimet e ekipeve të shpëtimit po vazhdojnë.
Në gjysmështizë është ulur gjithashtu edhe flamuri i Francës, pas vdekjes së 13 ushtarëve francez në Mali, pas një aksidenti me helikopter.
“Flamujt e aleatëve tanë, Shqipërisë dhe Francës janë ulur në gjysmështizë, pas tërmetit në Shqipëri dhe në nderim të ushtarëve francez të vdekur në Mali”, është thënë në në njoftimin e NATO-s.
The flags of our Allies 🇦🇱Albania and 🇫🇷France are at half-mast outside NATO Headquarters, following the earthquake in Albania and to honour the fallen French soldiers in Mali. pic.twitter.com/RiusEn5jxN
— NATO (@NATO) November 26, 2019