
NATO-ja vlerëson me medalje trupat shqiptare me shërbim në Afganistan
18 nëntor 2019
| 15:05
NATO-ja ka vlerësuar me medalje vajzat dhe djemtë e kompanisë së III-të “Puma” të batalionit të II-të të këmbësorisë me shërbim në Herat të Afganistanit.
Lajmin e ka bërë me dije, ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka e cila ka thënë se kjo kompani ka marrë vlerësimin nga NATO, “për profesionalizmin dhe disiplinën e treguar në kryerjen e detyrave të ngarkuara në misionin ‘Resolute Support’”.
Trupat dhe mjetet e Forcave të Armatosura, marrin pjesë në mënyrë të vazhdueshme në misionet e NATO bashkë me vendet e tjera anëtare.