NATO mban sot samit të jashtëzakonshëm, pjesëmarrës edhe presidenti Biden
Në samitin e jashtëzakonshëm do të takohen sot udhëheqësit e NATO-s në Bruksel e ku do të marrë pjesë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Në këtë samit të thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të diskutohen përpjekjet e vazhdueshme për parandalimin dhe mbrojtjen në përgjigje të sulmit të pajustifikuar.
“Vendimet që do të marrim nesër do të kenë implikime të gjera”, tha Sekretari i Përgjithshëm të mërkurën.
Ai përsëriti se për të përforcuar sigurinë euro-atlantike, aleatët e NATO-s do të duhet të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të investuar më shumë në mbrojtje. Për këtë, Stoltenberg theksoi se “ka një ndjenjë të re urgjence. Sepse ne nuk mund ta marrim paqen si të mirëqenë”./Kosovapress/