NATO: Mbështesim Kosovën në krijimin e ushtrisë
NATO mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me mandatin aktual, por nëse FSK duhet të zhvillohet, atëherë Këshilli i Atlantikut të Veriut do të duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Kosovë.
NATO e shikon transformimin e forcave të armatosura të Kosovës në ushtri si një çështje që i takon autoriteteve të Kosovës. “Qëndrimi i NATO-s është i qartë: kjo është një çështje e autoriteteve të Kosovës,” shkruan zyra e shtypit e NATO-s, në përgjigje të pyetjes së Deutsche Welles, se si i vlerëson NATO hapat e qeverisë së Prishtinës për kthimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në ushtri.
“Çdo lloj ndryshimi strukture, mandati dhe misioni të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe kërkon ndryshime kushtetuese,” shkruhet më tej dhe vlerësohet se: “Forca e Sigurisë së Kosovës është një forcë profesionale, që po bëhet gjithnjë e më shumë multietnike dhe është burim për stabilitetin në rajon”.