NATO me taktika anti-nëndetëse, zhvillon stërvitje në Detin Mesdhe
Aleatët e NATO-s janë duke zhvilluar stërvitjet vjetore “Dynamic Manta” për taktikat anti-nëndetëse.
Stërvitja ka filluar të hënën në brigjet e Sicilisë. Anijet, nëndetëset si dhe avionët dhe personeli nga nëntë vende aleate janë mbledhur në Detin Mesdhe.
“Kanadaja, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Spanja, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara po marrin pjesë në stërvitje”, ka njoftuar NATO.
E udhëhequr nga komanda detare e NATO-s, stërvitjet “Dynamic Manta” synojnë ta testojë personelin aleat se si t’i luftojë nëndetëset nga ajri, sipërfaqja dhe nën ujë.
“Fuqia detare e NATO-s qëndron në aftësinë e forcave të përhershme për t’u bashkuar me shpejtësi me gatishmëri të lartë, forca kombëtare me kapacitet të lartë për të dhënë efekte kur dhe ku është e nevojshme”, ka thënë admirali Stephen Mack, komandanti për nëndetëset aleate, i caktuar në NATO.