NATO mund të rrëzojë raketat ruse që i afrohen kufijve të saj
NATO mund të rrëzojë raketat ruse që i afrohen kufijve të saj – thotë zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë.
NATO po konsideron të rrëzojë raketat ruse që i afrohen shumë kufijve të saj.
Kështu citojnë mediat botërore, ka thënë zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Andrzej Szejna, për median polake RMF24.
Szejna tha se “(Rusia) e dinte se nëse raketa lëvizte më tej në Poloni, ajo do të rrëzohej. Do të kishte një kundërsulm”.
“Koncepte të ndryshme janë duke u analizuar brenda NATO-s, duke përfshirë që raketa të tilla të rrëzohen kur ato janë shumë afër kufirit të NATO-s”, shtoi ai, duke vënë në dukje se kjo do të kishte nevojë për miratimin e Ukrainës nëse do të ndodhte, përcjell Telegrafi.
Komentet e tij vijnë pasi forcat e armatosura të Polonisë thanë se Rusia shkeli hapësirën ajrore të Polonisë në orën 4:23 të mëngjesit të dielën në mëngjes me një raketë të lëshuar në objektiva në Ukrainën perëndimore.
Polonia është anëtare e NATO-s.
Ambasadori i Rusisë në Poloni, Sergei Andreyev, u thirr në ministrinë e jashtme në Varshavë, por nuk u paraqit. Ai i tha agjencisë shtetërore RIA Novosti se kjo ishte për shkak se pala polake nuk dha prova për ndonjë shkelje të hapësirës ajrore.
Ndryshe, ka pasur shkelje të tjera të raportuara të territorit polak që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës dy vjet më parë.