NATO në gatishmëri për të mbajtur hapur aeroportin e Kabulit

15 gusht 2021 | 20:24

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka diskutuar zhvillimet e fundit në Afganistan me kryeministrin britanik Boris Johnson , tha ai sot.

“NATO po ndihmon për të mbajtur aeroportin e Kabulit të hapur për të lehtësuar dhe koordinuar largimet nga vendi,” shkroi Stoltenberg në Twitter, duke shtuar se  kishte folur me ministrat e jashtëm të Kanadasë, Danimarkës dhe Holandës.

Ambasada amerikane në Kabul publikoi sot një paralajmërim se situata e sigurisë në kryeqytetin afgan po ndryshon me shpejtësi, përfshirë edhe në aeroport, ku janë raportuar të shtëna, ndërkohë që trupat amerikane ndihmojnë në evakuimin e shumicës së personelit amerikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë persona janë lënduar në një aksident komunikacioni, që ka…