
NATO në Kuçovë – Serbia në Sazan
17 mars 2024
| 13:55
Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish kryenegociatorja në bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka shkruar në “Facebook” se NATO në Kuçovë e Serbia në Sazan.
Sipas Tahirit, tash Serbia përmes Grenellit e Jared Kushnerit ia paska mësy ishullit Sazan si pikë gjeostrategjike për t’i siguruar vetes dhe Rusisë qasje në Mesdhe.
“NATO në Kuçovë – Serbia në Sazan, dikur Rusia investonte në bregdetin e Malit të Zi me qëllime gjeostrategjike qasjen në Mesdhe, që u ndërpre me intervenimin amerikan, tash Serbia, përmes Grenellit e Jared Kushnerit ia paska mësy ishullit Sazan si pikë gjeostrategjike për t’i siguruar vetes dhe Rusisë qasje në Mesdhe…”, ka shkruar Tahiri.