“NATO”, NË LUFTË KUNDËR “NATO”-s?!

07 shtator 2020 | 22:29

Shkruan: Ylli Meçe

Duket diçka e jashtëlogjikshme, por jo! Ja që nuk është ashtu, sepse kjo është ligjësi e zhvillimit të pabarabartë të natyrës së kapitalizmit midis njëri-tjetrit. E jo vetëm kaq por në situata të caktura është dhe dëshmi e kontrakditave të pa pajtueshme me njëri tjetrin, për shtrirjen dhe zgjerimin e zonave të influencës ekonomike, kontrkdita këto të cilat kur acarohen dhe arrijnë në pikën kulminate manifestohen me kërcënime të ndërsjellta për ndërhyrje të armatosur.
Po çfarë po ngjet në fakt në mikroishullin”Kastellrico” që Turqia pretendon se është një padrejtësi e madhe që i ka bërë Evropa që ishullin në fjalë si ndëshkim për imperatorinë Otomane, dhe dëmet që Turqia i kishte shkaktuar Greqisë, ja la këtë ishull kësaj të fundit në vitin 1947. Mbase dhe për faktin tjetër, se gjatë Luftës së Dytë Botërore, Turqia herë hiqej asnjëanëse e herë kërkonte lidhje me Gjermaninë. Ky qëndrim i pa qartë politikisht dhe pa një pozicion të vendosur, e bëri Turqinë edhe më qesharake kur ajo i “hapi luftë“ boshtit fashist Romë – Berlin- Tokio, në fillim të vitit 1945, kur lufta thuajse i kishte ditët e saj të fundit.!!..
Duhet nënvizuar njëkohësisht dhe fakti tjetër se midis Turqia dhe Greqisë (ky nuk është vetëm rasti i fundit,) që nga viti 1974 Turqia si antarë e NATO-s u mobilizua ta pushtonte ishullin e Qipros duke kërcënuar ushtarakisht dhe Greqinë. Teksa Evropa e njeh si tokë të Greqisë, Turqia e njeh si tokën e vet dhe nuk e njeh aspak Qipron greke. Po pse cila është arësyja? A nuk ishin atje ku janë dhe gejnden edhe sot si Greqia, si Turqia madje dhe ishujt ? Çfarë e detyron Greqinë që të këmbëngulë aq shumë për rujtjen e ekskluvitetit të zonës së saj ekonomike, ndërsa kërkon nga ana tjetër zgjerimin e hapsirës detare me Shqipërinë? Po Turqia çne, mbas dhjetra e dhjetra viteve na kujtohet se kjo tokë meqënse ështe vetëm 2 km larg territorit të Turqisë në një kohë që vet Greqia e ka më shumë se 500km larg, i takon asaj, pra Turqisë.?! Mos vallë Erdogn efndiu me këtë rast ne na “del në mbrojtje” (Shqipërisë) duke justifikuar me këtë rast edhe orekset e tyre në Egje?
Meqenëse jemi në këtë temë, më duhet të bëj të ditur edhe opinionin publik tonin, pra të Shqipërisë, se mbas vitve 1975 meqënëse në veri të ishullit të Sazanit ngjitur me bregun bulëzojnë shtëllunga gazi, u mendua të çpohej për të kërkuar naftë. Filluan dhe punime por nuk u çpua atje ku bulëzonte gazi por gati 1km më në jug dhe naftë nuk u gjet…po gazi ?. Mos vallë kjo i kjo i ka tërhequr vëmëndjen Greqisë? E shkruaj këtë, sepse menjëherë dhe një kompani taliane në një vijë të drejtë në perëndim të Sazanit, afër brigjeve të tyre diku pranë Brindisit, ngritën nje platformë çpimi.(këtë platformë e kam parë personalisht gjatë kryerjes së një detyre luftarake në atë kohë)
Pra çështja nuk është thjeshtë territorile, por sikurse vrehet në mes janë interesa të mëdha ekonomike, sepse pikërisht në këtë ishull të Egjeut në Kastelrizo, mendohet sipas kërkimeve të kompanisë exploruse të ketë sasira të mëdha të gazit natyror në gjendje të ngrirë. Evropës kjo gjë i intereson shumë, sepse nga pikëpmja strategjike nëse fillojnë punimet për nxjerrjen e gazit nëpërmjet tubacioneve që kalojnë nga Egjypti në Tel Aviv ishullin grek të Qipros dhe prej Greqie nëpër Evropë. Nëse do të realizohej me sukses nisma e “East Med” atëhere Evropa nuk nglet më e varur nga gazi dhe rubinetat ruse kështu që dimri rus kalon m acar n Evropë. Por Evropa madje dhe Amerika janë në hall të madh, sepse të dy vendet si Turqia dhe Greqia ja që janë dhe anëtare të bllokut agrsiv e ushtarak të Nato-s dhe dihet se NATO ruan interesat ekonomike të “Bashkësisë euro-atllantike.” Si të bëjnë?! Erdogani vuri në hall të madh dhe Trampin, i cili kërkon të ndërmjetsojë, por edhe vet Merklin e Gjermanisë, për të gjetur një zgjidhje paqësore midis tyre, madje me këtë situtë të pa zakontë, nuk janë ngritur në alarm dhe gatishmëri luftarake vetëm forcat aero-detare të Turqisë dhe Greqisë, por me urgjencë është nisur drejt Egjeut dhe një grupim me luftëanije të cilat mbajnë në shtizën e direkut, flamurin francez. Dhe po atje janë nisur në heshtje dhe luftëanije ruse. Qirjako Micotaqi i Greqisë ka mbështetjen e Evropës, teksa Rusisë nuk i intereson aspak ky pellg gazi, sepse si Turqia ashtu dhe Greqia si njëra ashtu dhe tjetra ta kenë si zonë të tyre ekonomike, asaj, pra Rusisë do ti dëmtoheshin interesat e saj ekonomike dhe pse dihet se Rusia mba anën e Turqisë. Parë nga ky këndvështrim, carëve të rinj të Kremlinit do t’u interesonte që tensioni midis dy vendeve të vazhdonte, paçka se së opinionin ndërkombëtar hiqen se dhe ata janë për zgjidhjn e krizës. Një konflikt i armtosur brenda për brenda BE-së; Rusisë së Putinit do t’i interesonte shumë deri në pikën e sabotimit të ndërtimit të impiantit gaz sjellës me qëllim që ajo dhe 
vetëm ajo, të jetë “padronia”e padiskutueshme e eksluzivittit të shpërndarjes së gazit në të gjithë Evropën e deri në skajet më të largëta të Azisë. Flitet edhe për krizën e emigranteve apo dhe çështjen e kishes Ortodokse të Shen Sofisë( për tu ndërtuar brenda mureve të një xhamie), por këto nuk përbëjnë apsak motiv konflikti të armatosur, madje dhe incidenti i fregatës greke “Limnos” ndaj anijes explortor turke ”Oruk Ris” në ujrat për-rreth ishullit. Këto janë elmentë provokativë që acarojnë artificialisht situatat, sepse ajo që është thelbësorja, pra kontrakditat ekonomike midis një vendi të BE dhe të një tjetri që aspiron për në BE, flet për kacafytjen me njëri tjetrin edhe në stanin e ujqërve kapitalistë, kacafytje kjo ekonomike, që po sfidon dhe vet NATO-n. E sfidon për faktin se NATO, nga një organizëm lufte për të mbrojtur “Bashksinë Euro-Atllantike” e formuar më 1949, po kthehet në një organizëm dhe arenë e luftës së brendëshme osemë saktë “NATO në luftë me vetveten kundër “NATO-s”. Ja pra si vërtetohet plotësisht teza e Leninit mbi natyrën e kapitalizmit dhe imperializmit, se luftrat janë bashkëudhëtare të këtij sistemi, se ato nuk janë gjë tjetër, veçse vazhdim i politikës ekonomike me mjete të tjera dhune, më të ashpëra deri në konflikte të armatosura. Gjithësesi, luftë nuk do të ketë, sepse nëse ajo do të shpërthente, nuk do jenë më as Turqia e as Greqia, ato, që do e shpërthejnë atë. Ato, e shumta do jenë një motiv i hapjes, një preteks i luftës midis superfuqive,(si koburja e Gavrilio Principit që nga tyta e saj shpërtheu gjasme lufta e parë botërore) një luftë thellësisht katastrofike imperialiste e me gjakderdhje të madhe. Do ta lejojnë vallë popujt, dorën gjakatare të imperializmit, që për nga përmasat mund t’ja kalojë dhe luftës së dytë botërore?! Në këtë rast popujt duhet të dijnë dhe kuptojnë mirë, se duhet ta marrin ata në dorë fatin e tyre dhe luftën ndërimperiliste, ta kthejnë, nga një luftë grabitqare, në një luftë për çlirim kombëtar e shoqëror ku të mbizotërojë me plot kuptimin e fjalës, liria barazia, vllazeria e vërtetë, duke e shporrur një herë e përgjithmonë skllavërinë ekonomik edhe jo të behen mish për top për interesat e atyre që na shfrytëzojnë i skllavërojnë çdo ditë e më shumë. Ndaj dhe Marksi e ka cilësuar jo pa qëllim se “Proletariati është varr-rremihës i borgjezisë”. Marksi kishte dhe ka të drejtë, a munedt dot kush që ta kundërshtojë? Jo! Sepse të kundërshtosh Marksin, do të thotë se jo vetëm nga padituria të mos njohësh realitetet historike, por edhe kur i shikon ato, të jesh qorri më i keq në vlersimin dialektikës së zhvillimit të ngjarjeve dhe fenomeneve shoqërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria është duke humbur 0-1 në ‘Air Albania’. Donatas Kazlauskas…