NATO “në solidaritet të plotë” me Çekinë

22 prill 2021 | 12:49

Vendet anëtare të NATO-s shprehën mbështetje të plotë për Çekinë në mosmarrëveshjen e saj me Rusinë, por nuk treguan gatishmëri për veprime të përbashkëta kundër Moskës.

Tensionet janë rritur midis dy vendeve, pasi Praga akuzoi inteligjencën ushtarake ruse se qëndron pas një shpërthimi vdekjeprurës më 2014 në një depo municionesh. Nga shpërthimi kishin mbetur të vdekur dy persona.

Ministri i Jashtëm i Çekisë i informoi anëtarët e tjerë të NATO-s të enjten se Praga kishte fajësuar për shpërthimin dy agjentë rusë të cilët njëherësh janë të dyshuar edhe për helmimit e ish-spiunit rus, Sergei Skripal, në Britani më 2018.

“Aleatët shprehin shqetësim të thellë mbi veprimet destabilizuese që Rusia vazhdon të kryejë në të gjithë zonën euro-atlantike, dhe qëndrojnë në solidaritet të plotë me Republikën Çeke”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga NATO-ja.  Praga të martën u bëri thirrje vendeve të BE-së dhe NATO-s që të dëbojnë diplomatët rusë si pjesë e një përgjigjeje të koordinuar e cila do të ishte e ngjashme me atë që ndodhi pas sulmit ndaj Skripalit në Britani të Madhe.

Aleatët e NATO-s deri më tani kanë hezituar të marrin masa të përbashkëta ndëshkuese kundër Moskës në një kohë të tensioneve në rritje me Kremlinin për shkak të grumbullimit të trupave të saj në kufirin me Ukrainën dhe shëndetin e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny i cili gjendet në burg.

Praga ka dëbuar 18 diplomatë rusë, ndërsa Moska, e cila mohon rolin e saj në shpërthimin e vitit 2014 dhe e cilëson si provokim të sajuar nga Uashingtoni, dëboi 20 punonjës të Ambasadës çeke në Moskë.  Ministri i Jashtëm çek, Jakub Kulhanek, ka thënë se dhjetëra anëtarë të stafit të ambasadës Ruse në Pragë do të dëbohen nëse Moska nuk lejon punonjësit çekë të kthehen për të punuar në ambasadën në Moskë.

Ministria e Jashtme e Rusisë paralajmëroi se një veprim i tillë do të nxisë hakmarrje./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Real Madrid dhe i Superligës Evropiane, Florentino Perez…