NATO për ‘Reuters’-in: Jemi të vendosur kundër një veprimi të njëanshëm për hapjen e urës

24 tetor 2024 | 13:36

Çështja e hapjes së urës së Ibrit nxori në pah tensionet muajin e kaluar kur Kurti tha se donte të rihapte urën e Mitrovicës që kalon Ibrin dhe lidh komunitetet.

Kjo urë që ishte epiqendra e përleshjeve të pasluftës që nga viti 2000 dhe që nga ajo kohë ka qenë kryesisht e mbyllur për trafikun rrugor.

Trupat e Forcave të Kosovës (KFOR), një forcë paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO, ende e ruajnë atë sot.

Zyrtarët perëndimorë e kanë paralajmëruar Kurtin se hapja mund të shkaktojë dhunë etnike dhe të rrezikojë trupat e NATO-s të vendosura atje.

Zyrtarët e NATO-s kanë vizituar Kosovën muajt e fundit për të bindur Kurtin të tërhiqet.

“Ne jemi të vendosur kundër një shtytjeje të njëanshme për të hapur urën. Ne nuk duam të rrezikojmë ndonjë lloj dhune që do të rrezikonte ushtarët e KFOR-it”, tha një zyrtar i lartë i NATO-s për “Reuters”.

Burime të agjencisë së lajmeve “Reuters”, kanë thënë se edhe drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së ShBA-së, William Burns, gjithashtu kërkoi kujdes në një takim me Kurtin në gusht.

Kurti ka thënë se rihapja e urës do të bashkojë një komunitet të ndarë.

Në një intervistë me “Reuters”, ai ka thënë se Beogradi dëshironte ta mbante urën të mbyllur për të ndarë veriun me shumicë serbe nga pjesa tjetër e Kosovës.

“Mendoj se ata në Serbi që insistojnë të mbajnë urën të mbyllur, duan të mbajnë gjallë ëndrrën e ndarjes së Kosovës”, ka thënë ai.

Kosova ka qenë një zonë e larmishme kulturore me shekuj. Tensionet u përshkallëzuan në fund të viteve 1980 pasi Jugosllavia u shkatërrua dhe presidenti i zjarrtë populist i Serbisë Slobodan Millosheviç shfuqizoi autonominë provinciale të Kosovës.

Një fushatë bombardimi i NATO-s e kishte shtyrë Millosheviçin në vitin 1999 dhe perëndimi ka garantuar pavarësinë e Kosovës nga Serbia në vitin 2008. Trupat e NATO-s që atëherë kanë ndihmuar në sigurimin e një paqeje të brishtë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka dorëzuar padi për shpifje…