NATO për tensionet në veri: Të gatshëm për ta zbatuar mandatin që kemi

11 dhjetor 2022 | 14:31

NATO ka reaguar pas tensioneve të fundit në veri, duke thënë se i bashkohen aleatëve të NATO-s dhe BE-së për të dënuar fuqishëm sulmin me shok-bombë ndaj një patrulle të EULEX-it.

“Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu në “Twitter”.

Më tutje, ajo ka thënë se KFOR-i vazhdon të jetë vigjilent dhe plotësisht i gatshëm për ta zbatuar mandatin.

“Misioni ynë i KFOR-it mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht të gatshëm për ta zbatuar mandatin që ia ka dhënë OKB-ja në Kosovë. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet dhe retorikën provokuese dhe të kontribuojnë për qetësinë dhe stabilitetin”, ka shkruar Lungescu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lars-Hendrik Roller, ish-kryekëshilltar ekonomik i ish-kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel,…