NATO: Rusia po mashtron, atyre u mungon nafta
Një zyrtar i NATO-s ka thënë se Rusia po e mbulon avancimin e ngadalshëm të planit për pushtim të Ukrainës me “ndalimin për t’u dhënë kohë negociatave”.
“Ata kanë probleme”, shpjegoi zyrtari, duke u bazuar në inteligjencën më të fundit të aleancës. “Atyre u mungon nafta, ata po shkojnë drejt ngadalësimit dhe morali është padyshim një problem”.
Të shtunën, ministria ruse e mbrojtjes tha se trupat e saj janë urdhëruar të rifillojnë ofensivën e tyre “në të gjitha drejtimet”, pasi u urdhërua pezullimi për negociatat me qeverinë ukrainase. Ministria tha se ofensiva u urdhërua të vazhdonte pasi Ukraina braktisi bisedimet për negociata.
Një këshilltar presidencial ukrainas mohoi në orët e para të së shtunës se Ukraina kishte refuzuar të negocionte.
I pyetur nëse rusët ka të ngjarë të intensifikojnë përpjekjet e tyre, zyrtari tha: “Ata duhet ta bëjnë, ata janë shumë prapa afatit që kanë menduar. Kjo po del jashtë kontrollit për ta, çdo ditë shtesë është shumë e dhimbshme”.