NATO shton ndihmën për Ukrainën
23 mars 2022
| 22:46
“Ajo që po ndodh tani në Ukrainë është tmerrësisht e dhimbshme.
Ne po shohim vuajtje njerëzore, shkatërrime që nuk i kemi parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Do ta veçoja guximin e popullit ukrainas që qëndron në këmbë dhe i pamposhtur kundër pushtuesve rusë, kundër forcave të Putinit.
Kjo është arsyeja pse ne po rritim mbështetjen tonë për Ukrainën”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.