NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

22 nëntor 2024 | 13:48

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, theksoi mbrëmë se përdorimi nga Rusia i një rakete eksperimentale balistike përbën një “përshkallëzim të qartë dhe serioz” të luftës dhe bëri thirrje për një reagim të fuqishëm nga bota.

Ai akuzoi gjithashtu presidentin rus, Vladimir Putinin për përpjekjet që të “terrorizojë” civilët dhe për të frikësuar aleatët e Ukrainës.

Zëdhënësi i NATO-s, Farah Dakhlallah, deklaroi se “kjo nuk do të ndryshojë rrjedhën e konfliktit dhe nuk do t’i largojë aleatët e NATO-s nga mbështetja për Ukrainën”, shkruan theguardian.

Pas fjalimit të diktatorit rus për sulmin në një vend ushtarak në qytetin Dnipro, Zelensky u shpreh se sulmi ishte një “dëshmi tjetër që Rusia nuk është e interesuar për paqe”.

Ai shtoi se është i domosdoshëm “presioni” mbi Rusinë dhe se “rusët duhet të detyrohen të pranojnë një paqe të vërtetë, që mund të arrihet vetëm me forcë”.

Nga ana tjetër, presidenti rus ka kërcënuar me sulme të tjera, duke deklaruar se Moska ka “të drejtë” të godasë vendet perëndimore që i kanë furnizuar Ukrainës armë për të sulmuar objektivat në Rusi.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i çerekfinaleve të…