NATO uron aleatin për festën e flamurit
28 nëntor 2023
| 10:41
Organizata më e madhe ushtarake në botë NATO, e ka uruar aleatin e saj Shqipërinë për festën e flamurit.
Aleanca Veriatlantike ka shpërndarë një fotografi të një ushtari që mban flamurin “Kuq e Zi” në dorë.
Sot, më 28 nëntor Shqipëria e feston 111-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Ndryshe, dita e sotme shënon edhe ngjarje të tjera me rëndësi për shqiptarinë. Më 28 nëntor, shënohet edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.
Ai u lind në vitin 1955. Po sot, është edhe 26 vjetori i daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.