NATO zotohet për më shumë furnizime ushtarake dhe mbështetje kibernetike
24 mars 2022
| 15:35
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se pas pushtimit rus në Ukrainë, ekziston një “realitet i ri i sigurisë”.
Në tokë, do të ketë më shumë forca në lindje të Evropës.
Në ajër do të angazhohen më shumë aeroplanë, dhe në det do të ketë më shumë nëndetëse dhe anije luftarake me bazë të përhershme.
Pritet të ketë edhe më shumë furnizime ushtarake, mbrojtje kibernetike, si dhe NATO-ja është zotuar se do t’i ndihmojë Ukrainës që ta mbrojë vetën kundër kërcënimeve bërthamore dhe atyre biologjike.