Natyra Kuçi: Albin Kurti i ndërron qëndrimet kur i konvenon
Kandidatja për deputete nga PSD-ja, Natyra Kuçi në “Blic Intervistë” ka thënë se Vetëvendosje është shembull që nuk duhet ndjekur, sa i përket ndërrimit të qëndrimeve dhe se partia e saj nuk do t’i ndjekë hapat e tyre.
“Kjo mënyrë e politikëbërjes e tregon një fundosje dhe është shembull që nuk duhet të ndiqet për ndërrim të qëndrimeve. PSD-ja është një parti që nuk duhet me i ndjekë hapat i VV’së, sepse për atë kemi dalë’’
“Ata i ndërruan qëndrimet, qoftë për ndeshjen e Kosovës, për votat e Serbisë, Bashkimin Kombëtar, karshi momentit kur atyre u duhen votat dhe për mua me të vërtetë është shqetësuese’’, ka thënë Kuçi.
“Albin Kurti përshtatet vetëm se a i duhen votat dhe në cilën fazë është. Kur kishte frikë se do i humbiste votat, nuk e përmendi as Kosovën as ekipin”, ka shtuar Kuçi.