Natyra Kuçi: Nuk mund të shkosh në varrimin e familjarit, por mund të mblidhen 500 veta në shesh
12 maj 2020
| 22:26
Anëtarja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi, në emisionin Pressing të T7 ka thënë se në Kosovë, askush nuk mund të shkosh në varrimin e familjarëve, por mund të mblidhen 500 veta për të protestuar në shesh.
“Nuk mund të shkosh në varrimin e familjarit, por mund të mblidhen 500 veta në shesh”, është shprehur në Pressing.
Disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të bërë prova për protesta
Këtë e kanë bërë të ditur vetë aktivistët e VV-së në grupin “meKryeministrin” në “Facebook”, grup ky i cili përkrah kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ka mbi 310 mijë përdorues.