Natyra Kuçi: Ulja e pagave të zyrtarëve të lartë ishte kërkesë e PSD-së
Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi, ka deklaruar se ulja e pagave të zyrtarëve të lartë politik ishte kërkesë e kësaj partie.
Në profilin e saj në “Facebook”, Kuçi ka shkruar se ulja e pagave për zyrtarët e lartë politikë dhe rritja e pagave për punonjësit e tjerë të sektorit publik kontribuon në zvogëlimin e pabarazisë shoqërore.
“Kërkesa e Partisë Socialdemokrate për uljen e koeficientit, përkatësisht uljen e pagave për pozitat e larta drejtuese nga 12 në 10 është miratuar edhe nga anëtarët e tjerë të Komisionit për administratën publike. Ulja e pagave për zyrtarët e lartë politikë dhe rritja e pagave për punonjësit e tjerë të sektorit publik, si për atë të shëndetësisë, kontribuon në zvogëlimin e pabarazisë shoqërore”, ka shkruar Kuçi.
/Epoka e re/