Navalny do të këmbehej më një vrasës rus, Putin ndryshoi mendje momentin e fundit
Opozitari më i zëshëm kundër Vladimir Putin, Aleksi Navalny u vra sepse ishte pranë lirimit, në sajë të një marrëveshje për shkëmbimi të burgosurish.
Pretendimi ngrihet nga bashkëpunëtorja e tij Maria Pevchik, e cila përmes një videoje të postuar në YouTube, sqaron se Navalny do të këmbehej me Vadim Krasikov, një vrasës rus me pagesë, që vuante dënim të përjetshëm për vrasje në Gjermani.
Siç pretendon gruaja, edhe dy shtetas amerikan të burgosur në rusi do të liroheshin si pjesë e ujdisë.
“Alexei Navalny mund të ishte i ulur këtu në vendin tim sot. Ai duhej të lirohej gjatë ditëve në vazhdim si pjesë e një ujdie shkëmbimi.”
Në fillim të muajit shkurt, Putinit iu propozua të këmbente vrasësin me pagesë Vadim Krasikov, një ish-agjent special i FSB i dënuar me burgim të përjetshëm në Berlin.
Gruaja shton më tej se kishte marrë konfirmimin se bisedimet ishin në fazat përmbyllëse mbrëmjen e 15 shkurtit. Një ditë më vonë, më 15 shkurt, Navaly vdiq në qelinë e tij në koloninë penale të Siberisë, ku po mbahej pas një dënimi prej 19 vitesh burg për akuza që shiheshin gjerësisht si të motivuara politikisht.
Autoritetet e burgut thanë se 47-vjeçari ishte ndjerë keq pas një shëtitje. Por ndërsa bashkëpunëtorja e tij e drejton si shumë të tjerë gishtin nga Putini, që siç thotë kishte ndërruar mendje në momentin e fundit, shefi i shërbimeve sekret në Ukrainë, Kirilo Budanov, beson së Aleksei kishte vdekur për shkak të një trompoze.