Navalny krijon parti të re politike
Politikani opozitar rus dhe kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny planifikon të krijojë një parti të re politike, ka njoftuar avokati i tij i Fondacionit Kundërkorrupsionit, Ivan Zhdanov.
Zhdanov ka postuar në “Twitter” një letër zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë ku konfirmohet se dokumentet e nevojshme janë dorëzuar për formuar partinë e re politike, Rabocheye Nazvaniye.
Avokati ka njoftuar se mbledhja e kongresit për themelimin e partisë së re do të mbahet më 19 maj.
Ministria e Drejtësisë ka thënë muajin e kaluar se ish-mbështetësi i Navalnyt, Vitaly Serukanov ka krijuar parti të re politike të quajtur, Partia e Progresit.
Në të kaluarën, ministria ka refuzuar gjashtë herë që ta regjistrojë partinë e Navalnyt me këtë emër.
Navlny, një kritik i zëshëm i presidentit rus, Vladimur Putin ka organizuar disa herë protesta masive në rrugë dhe ka publikuar një seri të raporteve që japin supozime për afera korrupsioni të elitës ruse në pushtet.
Atij i është ndaluar gara në zgjedhjet presidenciale të muajit mars për shkak të një dënimi të cilën Navalny beson të ketë qenë i motivuar politikisht. (Rel)