Navalny, kundërshtari i Putinit vuan nga një sëmundje misterioze

13 prill 2023 | 11:59

Alexei Navalny, lideri më i njohur i opozitës ruse, vuan nga një sëmundje misterioze, e cila mund të jetë rezultat i një helmi, pasi për dy javë ai ka humbur 8 kg.

“Ne nuk po përjashtojmë faktin që tani Alexei Navalny po helmohet ngadalë, po vritet ngadalë për të tërhequr më pak vëmendje. Ai po mbahet në qeli dënimi, me dhimbje akute pa ndihmë mjekësore”, ka thënë Kira Yarmish, përfaqësuese e tij në një postim në “Twitter”.

Në vitin 2020, Navalny i ka mbijetuar një përpjekjeje të dukshme për ta helmuar gjatë një fluturimi në Siberi me një agjent nervor. Rusia ka mohuar se shteti ka tentuar ta vrasë atë.

Ai është shtruar në spital në Gjermani por është kthyer vullnetarisht në Rusi në vitin 2021, ku është arrestuar pas mbërritjes dhe burgosur për mashtrim, për të cilin Navalny ka thënë se është i motivuar politikisht. /abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste (PS), Taulant Balla,…