
Navalny u vra, thotë gazetari rus
16 shkurt 2024
| 14:08
Vdekja e kritikut të Vladimir Putinit, Alexei Navalny ishte “vrasje”. Kështu ka thënë redaktori i gazetës ruse dhe laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Dmitry Muratov.
Muratov ka thënë se besonte se kushtet e burgut kishin çuar në vdekjen e tij.
Leonid Volkov, shefi i shtabit të Navalnyt, ka thënë më herët se deklarata nga shërbimi i burgut mund të interpretohet si një “rrëfim” se ata e kanë vrarë qëllimisht Navalnyn, megjithëse rrethi i tij ende nuk e ka verifikuar informacionin, raporton “Skynews”.
Më 1 shtator të vitit të kaluar, Muratov është shpallur nga autoritetet ruse si një “agjent i huaj” për promovimin e “opinioneve që synojnë të formojnë një qëndrim negativ ndaj politikës së brendshme dhe të jashtme të Rusisë”.