
Navasi kërkohet nga dy klube angleze
Dean Henderson, portieri titullar i Nottingham Forest në Premier Ligë pësoi një dëmtim në ndeshjen e datës 14 janar ndaj Leicester City.
Trajneri Steve Cooper konfirmoi se numri një i portës së Nottingham do të mungojë nga katër deri në pesë javë, ndaj drejtuesit e klubit kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e Henderson.
I përzgjedhuri i anglezëve është Keylor Navas për të cilin nuk ka më hapësira tek skuadra e PSG ndërsa titullari i padiskutueshëm është Donnarumma. Ndaj, klubi që në histori numëron edhe dy trofe të Ligës së Kampionëve synon 36-vjeçarin me shumë eksperiencë dhe që mund t’i shtojë garanci Nottinghamit për pjesën e mbetur të sezonit.
Në këtë merkato të janarit, Nottingham është treguar mjaft aktive teksa ka afruar edhe emra si Danilo (mesfushorë), Gustavo (mesfushorë) si dhe sulmuesin (Chris Wood).