Nazarko: Opozita po i jep aksione Ramës
04 prill 2019
| 22:24
Analisti Mentor Nazarko deklaroi në “Open” se Shqipëria nuk ka një pjekuri politike siç ka edhe Maqedonia, që bëri referendum apo edhe arriti që të nxjerrë mandate arresti për ish-kryeministrin.
Sipas tij aksioni i opozitës i ka dhënë Edi Ramës një aksion të madh politik, duke e ekstremizuar votën politike.
“Mungesa e qeverisjes së mirë ekonomike është problem i madh i vendit”, ka thënë Nazarko.