Nazim Bllaca nuk ka vdekur, ishte vetëm një lapsus i avokatit të Veselit, Emmerson

20 maj 2022 | 19:09

Një deklaratë e Ben Emmerson, avokat i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli në Hagë mori bujë të madhe në media e opinion.

Emmerson teksa fliste për bashkëpunimin e Prokurorisë së Speciales me autoritetet serbe, tha se ZPS është mbështetur te Nazim Bllaca, e për këtë të fundit Emmerson tha se ka vdekur.

“Prokuroria vazhdon te mbështetet tek një dëshmitar, Nazim Bllaca, i cili ka vdekur. Kishte informata qe ka qene aset serb, i paguar nga Serbia”, ka deklaruar Emmerson.

Mirëpo, burimet brenda mbrojtjes së Veselit në Hagë thonë se avokatit Emmerson i është ngatërruar emri me dikë tjetër.

Avokati i Kadri Veseli thotë se Nazim Bllaca ka vdekur

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas turneut në Gjermani, Dua Lipa, sot vjen në Cyrih,…