Nazim Gagica, kandidat i AAK-së për kryetar të Gjilanit
Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës (AAK) sot ka zyrtarizuar kandidaturën për të parin e Gjilanit, ku kandidat për këtë komunë do të jetë Nazim Gagica.
Ndër të pranishëm fjalën e mori kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, duke thënë se, sa herë që ka ardhur në Gjilan është ndjerë i mirëpritur prej strukturës së Aleancës, prej njerëzve, prej familjeve atdhetare, prej intelektualëve, prej njerëzvë të ekonomisë, sportit, të fesë kështu duke ndjerë një ngrohtësi sa herë që ka qenë në Gjilan.
“Kur isha kryetar Qeverie këtë dashuri njerzore, këtë ngrohtësi të juajën që e kam ndier çdo herë ta respektojë edhe me punë që i kemi kryer nga Qeveria edhe ju sigurojë që disa projekte shumë të mëdha, shumë kapitale nuk ka qenë lehtë me i kry, me i vendos, me i sjellë ato investime për Gjilanin. Njëkohësisht edhe për krejt këtë trevë e po ashtu edhe disa vendime për prona që ia kemi aloku komunës, të cilat kanë qenë shumë me mungesë për komunën. Pra kemi bërë veprime që vërtet e iniciojnë jetën e juaj përveç atyre nacionale që krenohemi me to si Ushtria, Trepça, Pavarësimi energjetik e plotë punë tjera”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka theksuar se këtë po e shpreh për shkak se edhe në të ardhmen Aleanca do të respektojë votën e gjilanasve dhe se vota e tyre nuk do jetë e humbur.
“Vota e qytetarit të Gjilanit do t’i kthehet qytetarit të Gjilanit edhe në mënyrën si ua kanë kthyer drejtorët tonë”.
“Kemi kandidat për kryetar njeriun që ka kryer detyra ekzekutive në arsim, ekonomi, administratë dhe ka më shumë dekorata se sa rroga që ka marrë. Kandidati i Aleancës gjatë punës së tij nëpër sektorë të ndryshëm në qeverisjen komunale, është njohës i qeverisjes komunale, ka marrë dekorata nga vendorët dhe ndërkombëtarët më shumë se sa numrin e rrogave që e ka”, ka deklaruar ai.
Haradinaj tutje ka bërë me dije se kandidati i Aleancës njeh thelbësisht qeverisjen komunale, të çështjeve në komunë, i cili është i përgjegjshëm dhe ka transparencë.
“Vota juaj për Nazimin, vota juaj për listën tuaj që është një listë mjaftë e respektueshme, është një votë e incestuar drejtë që t’i kthehet qytetarëve tuaj pas 17 tetorit, por edhe është një votë që kurdo që vjenë puna me qenë ne në vendimarrje do e respektojmë Gjilanin ashtu si kemi bërë gjithë”, ka thënë Haradinaj.
Gagica ka qenë drejtor i Administratës së Përgjithshme në Gjilan, udhëheqës i Kulturës në Drejtorinë për Kulturë në Gjilan, ligjerues në universitetin ‘Fama’, e po ashtu këshilltëtar komunal në Gjilan.
Aktualisht Gagica është drejtor i Arsimit në Gjilan.