Nazmi Gripshi, ‘Ylli i javës’ në Superligë

06 mars 2023 | 13:10

Futbollisti i Ballkanit, Nazmi Gripshi e ka fituar çmimin “Ylli i javës” për javën e 23-të në Superligw, tw cilin e ndan Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall.

Gripshi përveç që bëri diferencën në fushë ai shënoi një supergol për skuadrën e tij, i cili edhe motivoi portokallezinjt për t’u kthyer në rezultat dhe për të marrë një pikë të rëndësishme në këtë ballafaqim (2-2).

Pas marrjes së këtij çmimi, Gripshi u shpreh i lumtur për vlerësimin dhe u shpreh optimist se skuadra e tij do ta mbrojë titullin e kampionit në këtë edicion.

“Është nder dhe kënaqësi që të shpallesh më i miri i xhiros në Albi Mall Superligë. Ky edicion i Superligës është shumë i luftuar dhe ka ndeshje shumë të vështira. Ballkani ndeshjet i merr një nga një dhe besoj që sado që rruga për ta mbrojtur titullin kampion është e vështirë, ne, do t’ia dalim. Një falënderim shkon për të gjithë bashkëlojtarët të cilët kontribuojnë çdo herë që performanca ime të jetë e mirë”, ka theksuar Gripshi për faqen zyrtare të FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-gazetari i “BBC”-së, Vaughan Smith, i cili gjatë luftës ka…