NBA bën të detyrueshme vaksinën anti-Covid
30 gusht 2021
| 16:15
NBA ka marrë vendimin që i gjithë personeli që punon dhe merret me organizimin e një ndeshje basketbolli duhet të kryejë vaksinën anti-Covid para fillimit të sezonit të ri sportive 2021-2022.
Kjo është e detyrueshme për të gjithë: trajnerët, stafin drejtues, mjekët, përgatitësit, magazinierët, personelin e tavolinës, sigurinë etj.
E detyrueshme vaksina do të jetë edhe për gjyqtarët e fushës, ndërkohë që ata që do të refuzojnë ta kryejnë atë nuk do të gjykojnë asnjë ndeshje në NBA. Nga ky urdhër përjashtim bëjnë për momentin vetëm lojtarët, për të cilët vaksinimi me detyrim ende nuk ka hyrë në fuqi në NBA dhe janë të lirë të veprojnë si të duan.